Kthehu te Eksploro

Udhëtime me makinë nga Rinasi

Sarandë dhe Ksamil

Bregdeti i Jonit me ujë të kristaltë, ishujt e Ksamilit dhe parku arkeologjik i Butrintit.

  • 4 h 30 min nga Rinasi
  • 280 km
Sarandë dhe Ksamil

Sarandë dhe Ksamili janë destinacioni më i kërkuar i verës. Nga Rinasi mund të shkosh përmes Gjirokastrës dhe Syrit të Kaltër, ose përgjatë bregdetit nga Vlora dhe Qafa e Llogarasë.

Në korrik dhe gusht ka trafik dhe parkimi në Ksamil është i kufizuar: nisu herët në mëngjes. Butrinti, vetëm disa minuta nga Ksamili, ia vlen të vizitohet në orët e para të ditës.

Mos i humb

  • Plazhet e Ksamilit
  • Parku Kombëtar i Butrintit
  • Syri i Kaltër
  • Kalaja e Lëkurësit